Handanoviç shpëtoi Interin nga një rikthim përballë Atalantas (VIDEO)

Interi dhe Atalanta kanë barazuar 1:1 në ndeshjen e fundit të së shtunës, e vlefshme për javën e 19-të në “Serie A”.

Lautaro MARTINEZ hap takimin shumë herët….INTER – ATALANTA 1:0(L. Martinez 4')

Публикувахте от infosport.mk в Събота, 11 януари 2020 г.

Lautaro Martinez me një gol të hershëm që në minutën e katërt  i dha avantazhin Interit, ndërsa Atalanta deri te barazimi erdhi në minutën e 75-të, kur Robin Gosens shënoi në rrjetën e Handanoviç. I njëjti në minutat e fundit të takimit doli të jetë heroi i ndeshjes, pasi priti penaltinë e Luis Muriel, duke i’a mohuar golin e 11-të sezonal.

Ishte ky barazimi i katërt për “zikaltërit” këtë edicion në “Serie A”, duke vazhduar të qëndrojnë në krye të tabelës së klasifikimit, mirëpo me vetëm një pikë më shumë se Juventusi i vendit të dytë, teksa Atalanta renditet në pozitën e 5-të me 35 pikë, po aq sa ka edhe Roma në vendin e katërt.

Këta të fundit sot më herët në derbin romak pësuan disfatë minimale nga Lacio, teksa Milani në ndeshjen e parë të kësaj jave falë golave të shënuar nga Ibrahimoviç dhe Leao, në udhëtim mundi Kaljarin me rezultatin 2:0.

Leave a Reply