E thotë Fasone, Milani do të bëjë 2-3 blerje gjatë verës

Milani do të bëjë përforcime në repartet ku çalon më shumë. Një gjë të tillë ka pohuar Marko Fasone gjatë një intervistë për “Gazzetta dello Sport”, ku ka treguar planet e klubit për të ardhmen.

Sipas tij skuadra këtë herë nuk do të ketë nevojë për blerje të shumta të futbollistëve, ashtu siç kanë bërë një vit më parë, por do të mjaftohet me 2-3 futbollistë për të kompletuar ekipin.

“Do ta konsolidojmë skuadrën. 80-90 për qind e futbollistëve kanë përmbushur pritshmëritë që kemi pasur për ta. Megjithatë ne nuk kemi mundur të shpenzojmë 240 milionë euro pa shitur ndonjë futbollistë tjetër”, ka thënë Fasone.

“Mirabelli ka bërë një punë të shkëlqyeshme. Tani do të bëjmë edhe disa përmirësime në ekip dhe tifozët mund të presin 2-3 futbollistë të cilët do të vijnë në pozitat të cilat ne i konsiderojmë si më të dobëta në ekip”, – ka theksuar ai.

 

Leave a Reply