Vardari me 3 gola epërsi mbyll pjesën e parë të finales së Kupës për juniorë ndaj Shkëndijës (VIDEO)

Me rezultatin 3:0 në favor të Vardarit është mbyllur 45 minutëshi i parë i takimit final në konkurrencë të juniorëve, i vlefshëm për Kupën e Maqedonisë, njofton “infOSport.mk”.

Skuadra shkupjane dukshëm më e organizuar dhe e motivuar golin eparë e shënoi vetëm pas 12 minutave lojë me anë të David Antovskit, i cili pasi fitoi duelin me njërin prej futbollistëve kundërshtarë, arriti që të shënojë për 1:0.

KUPA E MAQEDONISË, JUNIORË

KUPA E MAQEDONISË, JUNIORËFinaleVARDARI – SHKËNDIJA 1:0(David 12')

Публикувахте от infosport.mk в Вторник, 21 май 2019 г.

I njëjti futbollistë në skenë doli edhe në minutën e 18-të, kur kësaj rradhe pas harkimit të Adem, me kokë shënoi për 2:0.

FINALE, KUPA E MAQEDONISË – JUNIORË

FINALE, KUPA E MAQEDONISË – JUNIORËVARDARI – SHKËNDIJA 2:0(David 18')

Публикувахте от infosport.mk в Вторник, 21 май 2019 г.

Nuk vonoi shumë dhe vetëm dy minuta më pas erdhi edhe momenti më i bukur i ndeshjes, kur talenti shkupjan Xhemal Ibishi me një parabolë nga brendia e zonës, edhe për herë të tretë mposhti portierin e Shkëndijës.

SUPER GOLI I XHEMAL IBISHIT NDAJ SHKËNDIJËS

SUPER GOLI I XHEMAL IBISHIT NDAJ SHKËNDIJËSFINALE, KUPA E MAQEDONISË – JUNIORËVARDARI – SHKËNDIJA 3:0(Xh. Ibishi 20')

Публикувахте от infosport.mk в Вторник, 21 май 2019 г.

Mbetet të shihet nëse “kuqezinjtë” nga Tetova që u shpallën kampion në këtë kategori (juniorë) do të zgjohen nga gjumi në pjesën e dytë, apo do të jetë kjo finalja e dytë e humbur nga ana e moshave të Shkëndijës, pasi gjatë ditës më herët, kadetët e tyre u mundën nga Rabotniçki, gjithashtu në finalen  e Kupës.

Leave a Reply