Nuk morri ftesë nga Edi Reja, Maqedonia do të tentojë të marrë Asanin!?

Edi Reja gjatë ditës së sotme shpalli listën paraprake të futbollistëve për ndeshjet zyrtare eliminatore drejt Euro 2020, ndaj Islandës në transfertë me datë 8 qershor dhe Moldavisë në “Elbasan Arena” me datë 11 qershor.

Në stërvitjen e parë që është paraparë për sot me fillim në ora 17:00 nën urdhërat e trajnerit Reja do të jenë 10 futbollistë, të cilët tashmë e kanë përfunduar sezonin me klubet e tyre dhe janë grumbulluar për të ruajtur gjëndjen e tyre fizike si edhe për tu vëzhguar nga afër nga stafi teknik i ekipit kombëtar.

Edhe pse në mesin ekëtyre futbollistëve të ftuar shpresohej shumë të ishte edhe shkupjani, Jasir Asani, një gjë e tillë nuk ndodhi.

Asani ishte njëri ndër futbollistët më të merituar për titullin e kampionit të Partizanit në Superligën shqiptare, duke kontribuar me 8 gola dhe 5 asiste, mirëpo edhe përkundër këtyre performancave, nga stafi teknik i seleksionuesit të ri Edi Reja, nuk e panë të arsyeshme që të ftojnë shkupjanin për ndeshjet eliminatore të qershorit.

Një gjë të këtillë mund të shfrytëzojë Federata e Futbollit të Maqedonisë, që mund të bëjë për vete sërish këtë super talent, i cili pas disa problemeve që kishte vite më parë me trajnerin e përfaqësueses U21 të Maqedonisë, Bllagoja Milevski, vendosi që ti bashkohet kombëtares shpresa të Shqipërisë të Alban Bushit. Megjithatë që nga atëherë në adresë të Asanit nuk erdhi asnjë ftesë tjetër nga kombëtarja shqiptare, edhe pse realisht priteshe një gjë e tillë këtë herë. Lëshimin e drejtuesve të Federatës së Futbollit të Shqipërisë, mundet që ta shfrytëzojë ajo e Maqedonisë dhe në rradhët e veta të përfitojë një super fantazist. (infOSport.mk)

Leave a Reply