Besart Berisha “dopietë” në fitoren e Western United (VIDEO)

Besart Berisha nuk ndalet së shënuari, duke thelluar në këtë mënyrë rekordin personal dhe të ligës, si shënuesi më i mirë i të gjitha kohërave në historinë e futbollit elitar australian.

Sulmuesi shqiptarë realizoi “dopietë” në fitoren e skuadrës së tij, Western United, që në kuadër të javës së 14-të si vendas mundi ekipin e Central Coast Mariners me shifrat 3:0.

Berisha golin e tij të parë e realizoi në minutën e 6-të, kur pas një harkimi në zonë të italianit Diamanti, me kokë shënoi një super gol.

Në minutën e 18-të një autogol i Roules bëri që Wetsren United të avansojë me shifrat 2:0, ndërsa vetëm pas 3 minutave tjera, Besart Berisha realizoi edhe golin e dytë personal dhe të tretin për skuadrën e tij, që pas 14 javëve të para renditet në pozitën e 5-të me 20 pikë.

Falë dopietës së sotme, Berisha ka shkuar në kuotën e 9 golave sezonal, teksa në total në futbollin australian numëron 125 rrjeta të tundura, si askush tjetër.

Leave a Reply