Olmo gjithnjë e më pranë Milanit, e pranon edhe menaxheri i tij

Sulmuesi i talentuar spanjoll, Dan Olmo, i cili aktualisht luan me skuadrën e Dinamo Zagreb, po lidhet me një kalim të mundshëm te Milan.

Lidhur me një lëvizje të tillë ka folur edhe menaxheri i futbollistit, kroati Andy Bara, për të cilin thuhet se po bllokon marrëveshjen duke kërkuar disa miliona për vete.

Ai ka hedhur poshtë këto fjalë, duke qartësuar gjithçka.

“Nëse Olmo vendos të shkojë te Milani, atëherë ajo gjë do të ndodh. Si një menaxher, unë nuk mund të ndalojë Dinamon, Milanin dhe vetë Olmon të arrijnë marrëveshje. Më kujtohet pesë vite më parë, Dani Olmo vendosi të largohej nga Barcelona, në drejtim të Dinamos, kështu që as unë as babai i tij nuk e penguam” – ka thënë Andy Bara.

Milani është gati të ofrojë 20 milionë euro për kartonin e lojtarit, por duket se do të presin deri në verë për lëvizjen e madhe. Kujtojmë që për Dani Olmo po interesohet edhe Barcelona që me mjaft kujdes po përcjellë situatën.

Leave a Reply