Konor për një sekond ka fituar 2 milion dollarë…!!!

Irlandezi Konor MekGregor ka fituar 1.5milionë sterlina për sekondë për shkatërrimin që i bëri Donald Cerrones në rundin e parë, thotë Piers Morgan.

Triumfi brenda 40 sekondave në Las Vegas kundër Donald Cerrones, ka vlerën e 60 milionë sterlinave, që do të derdhen në arkat e Konor MekGregor.

Piers, gazetari i njohur, ka bërë share një postim të UFC në ‘Twitter’ për McGregor dhe ka shkruar: “40 sekonda… 2 milionë dollarë për sekondë”.

3.8 milionë sterlina ishin ndarë për fituesin e këtij meçi, por pasi të mblidhen gjitha paratë e reklamave, të drejtave televizive dhe gjërave tjera, pritet të shkojë ashtu siç thotë Piers, deri në 60 milionë sterlina.

MekGregorit i mjaftuan vetëm 40 sekonda për të mposhtur Donald “Cowboy” Cerrone në eventin UFC-246, zhvilluar mëngjesin e sotëm në Las Vegas, sfidë e vlefshme për peshën “Welterweight” (pesha 71-77kg).

Leave a Reply