Gjest i madh i drejtuesve të FC Shkupit, dhurojnë 10.000 euro për të prekurit nga tërmeti në Turqi

Drejtuesit e FC Shkupit vijnë me një gjest të madh për të prekurit nga tërmeti në Turqi, përcjellë “infOSport.mk”.

Drejtuesit e skuadrës “bardhekaltër” nga Çairi që aktualisht ndodhen në Turqi, duke vijuar fazën kryesore të përgatitjeve, kanë vendosur që të ndajnë një shumë prej 10 mijë euro për familjet e prekura nga ky tërmet shkatërrues, i cili me datë 24 janar kishte goditur zonën e Elazig,  e ku si pasojë u regjistruan 39 viktima dhe mbi 500 të plagosur. Në këtë mënyrë ata u shprehën ngushëllime familjeve të viktimave, ndërsa personave të lënduar shërim sa më të shpejt.

Kujtojmë se kryesia e FC Shkupit kishte dhuruar të njëjtën shumë (10 mijë euro) edhe për të goditurit nga tërmeti në Shqipëri që ndodhi 26 nëntorin e vitit të kaluar.

Leave a Reply