SHBA, hetime për vdekjen e Kobi Brajant

Hetuesit amerikanë po hetojnë shkakun që çoi në rrëzimin e helikopterit, e ku si pasojë të dielën në Kalifornia të SHBA-ve jetën humbi edhe ylli i basketbollit, Kobi Brajant.

Nëntë persona që ndodheshin në helikopterit humbën jetën, përfshirë këtu edhe vajzën 13 vjeçare të Brajantit, Xhiana.

Hetuesit e Administratës Federale të Aviacionit dhe ata të Bordit Kombëtar të Sigurisë së Transportit pritet të përqendrohen në kushtet e motit dhe dështimet e mundshme mekanike.

Brajant konsiderohet si një nga lojtarët më të mëdhenj në historinë e basketbollit amerikan.

Ai ka qenë pesë herë kampion i NBA-së me LA Lejkers, te e cila skuadër kishte kaluar gjithë karrierën e tij 20-vjeçare.

Një peticion online prej një milion njerëz kanë përkrahur idenë që imazhi i Kobi Brajant të përdorët si logo e re zyrtare e NBA ligës në basketboll.

 

 

Leave a Reply