Milani vallëzon nën ritmin e dyshes sulmuese Ibrahimoviç-Rebiç (VIDEO)

Milani e ka mbyllur pjesën e parë me avantazhin e dy golave, falë finalizimeve të dyshes sulmuese Ante Rebiç – Zlatan Ibrahimoviç, njofton “infOSport.mk”.

Ishte Rebiç, ai i cili hapi serinë e golave në këtë super derbi në minutën e 40-të, kur mjaft mirë u gjind nga ana e Zlatan Ibrahimoviç.

Bomberi suedez kërceu shumë më lart se Godin dhe asistoi me kokë për Rebiç, i cili shfrytëzoi mjaft mirë një dalje të gabuar të Padellit dhe kaloi Milanin në avantazh 1:0. Ndërkohë në minutën e parë shtesë të pjesës së parë ishet vetë Ibrahimoviç, që përfitoi nga një gabim në mbrojtjen “zikaltër” dhe i papenguar nga askush shënoi edhe golin e dytë në rrjetën e Padellit.

Leave a Reply