Vëllazërimi më i mirë se Vardari

Vëllazërimi i Kërçovës gjatë ditës së sotme ka zhvilluar edhe miqësoren e tretë në kuadër të përgatitjeve për stinorin pranveror, njofton “infOSport.mk”.

Kundërshtarë i skuadrës kërçovare ishte skuadra e Vardar Forinës, që gjithashtu garon në Ligën e Dytë – Perëndim. Në fund fitorja u takoi futbollistëve të Vëllazërimit, që fituan ndeshjen me shifrat 2:0, me të dy golat e shënuar gjatë pjesës së dytë.

Abdulla Sejdini dhe Drilon Zendeli ishin autorë të golave për skuadrën kërçovare, e cila më herët kishte mundur edhe Veleshtën (5:0), ndërsa kishte dështuar në miqësoren ndaj Ohrid Lihnidos (0:1).

Në anën tjetër për Vardar Forinën ishte kjo disfata e tretë nga po aq ndeshje. Kujtojmë “kuqezinjtë” nga Forina ishin mundur 2:1 nga Renova dhe 1:0 nga Skopje në Shkup.

Leave a Reply