Janë mbyllur 45 minutat e para të ndeshjeve të para të 1/8 së finales së Ligës së Kampionëve, që në program janë sonte, njofton “infOSport.mk”.
Lioni para tifozëve të vetë po avanson 1:0 ndaj Juventusit, derisa ndeshja midis dy skuadrave gjigande, Real Madridit dhe Mançester Sitit që po zhvillohet në “Santiago Bernabeu” u mbyll me rrjeta të paprekura.
Golin e vetëm në këtë pjesë të parë Lioni e realizoi në minutën e 31-të, kur talenti Auar dhuroi spektakël nga krahu i majtë, dhe pasi dribloi një kundërshtar, asistoi në mënyrë të shkëlqyer për Tusart, i cili erdhi me një finalizim të përkryer, duke mos i dhënë asnjë shans portierit Shçezni për të intervenuar.
