Tronditet Kosova para sfidës me Maqedoninë e Veriut

Një muaj para ndeshjes së rëndësishme, kundër Maqedonisë së Veriut, vjen një lajm i keq për futbollin kosovar. Ditën e sotme, Kryetari i Federatës së futbollit të Kosovës, Agim Ademi, është dënuar me 9 muaj burgim efektiv.

Më 5 korrik 2019 Agim Ademi dhe Muharrem Rama ishin shpallur fajtorë për veprën penale detyrim në tentativë. Kështu 7 muaj më vonë, Gjykata e Apelit ka njoftuar se i ka refuzuar si të pabaza ankesat e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, dhe avokatëve mbrojtës.

Në ditët dhe javët e ardhshme, pritet që të mësohen hapat që do të ndërmarrë kryesia e FFK-së në këtë drejtim.

Leave a Reply