Dita vendimtare, UEFA vendos sot për Europianin dhe fatet e kampionateve

Të gjitha pikëpyetjet e ngritura në lidhje me futbollin pritet të shuhen sot në mbledhjen e jashtëzakonshme që do të zhvilloje UEFA. Kjo e fundit pritet të vendosë pikat mbi “i” në lidhje me fatet e sezonit të 55 federatave të ndryshme, përfshirë këtu edhe fatin e futbollit në vendin tonë.

Gjasat janë që Europiani i 2020 të shtyhet për 1 vit, për t’iu dhënë mundësinë klubeve, që t’i përfundojnë kampionatet si dhe Ligën e Kampionëve dhe Liga Europa deri këtë verë.
Gjithsesi kjo hipotezë është e gjitha në kuadër të aludimeve, teksa vendimi përfundimtar do të merret ditën e sotme.

Sipas “Corriere dello Sport”, të gjitha palët kanë gjetur tashmë një marrëveshje politike dhe vetëm pritet që çështja të zyrtarizohet.

Gjithsej të etiketuara

Leave a Reply