Gazidis në verë te Milani sjellë yllin e Mançester Sitit

Pauza në “Serie A” dhe në përgjithësi në futbollin europian si duket do ti bëjë mirë Milanit pas tensioneve në klub, që erdhën pas shkarkimit të Zvonimit Boban. “Kuqezinjtë” nga Milano që tani kanë filluar të mendojnë për përforcimet e verës, ndërsa thuhet se Ivan Gazidis tashmë ka gati përforcimin e parë edhe atë me parametra zero.

Siç raporton “Corriere dello Sport”, Milani do ta transferojë spanjollin David Silva, të cilit i skadon kontrata me Sitin në fund të sezonit.

Gazidis beson se 34-vjeçari me eksperiencën e tij do të  ndihmojë “Rossonerët” sezonin e ardhshëm.

Silva u transferua te City në vitin 2014 për 30 milionë euro nga Valencia. Ai ka luajtur 424 ndeshje me “Citizens”, duke regjistruar 74 gola dhe 137 asistime.

Leave a Reply