Studiuesi gjerman nuk pret që të ketë futboll këtë vit

Pandemia e koronavirusit ka paralizuar futbollin në gjithë Botën. Kampionati Europian që duheshe të zhvillohet qershorin e këtij viti, është shtyrë për vitin e ardhshëm, dhe kampionatet kombëtare janë pezulluar, dhe nuk dihet sigurt nëse do të vazhdojnë.

UEFA dëshiron që kampionatet të rikthehen në maj, dhe të përfundojnë në fund të qershorit.

Por, virologu Jonas Schmidt-Chanasit, që punon në institutin Berhard-Nocht në Hamburg, i cili edhe po studion pandeminë e koronavirusit, nuk pret që futbolli të rikthehet këtë vit.

“Unë nuk mendoj se ka kuptim të them se futbolli do të luhet në prill”, – ka deklaruar Schmidt-Chanasit.

“Edhe pas dyerve të mbyllura nuk do të jetë i mundur, sepse njerëzit do mblidhen në shtëpi për të parë ndeshjen. Unë jam i sigurt se futbolli do të kthehet vetëm vitin e ardhshëm, mendoj se nuk është reale të presësh që ky sezon të përfundojë”, – ka pohuar virologu gjerman.

 

Leave a Reply