Koronavirusi vazhdon të marrë jetë në Itali, ish-mesfushori i Lacios humb babanë

Italia është vendi më i prekur në botë nga Koronavirusi dhe shifrat në vendin fqinj janë tronditëse. Ish-mesfushori i Lacios, Dario Makcolin, ka humbur babain e tij, Xhiankarlon, pikërisht nga virusi vdekjeprurës.

Babai i komentatorit aktual të “DAZN” ishte i përfshirë në listën e 921 rasteve të infektuar në qytetin e Breshias, sipas autoriteteve mjekësore.

Sipas “Corriere della Sera”, janë diku 100 persona që kanë humbur jetën në këtë zonë, ku është dhe Xhiankarlo Markolini.

Viktima ishte 75-vjeç dhe nuk dihet nëse kishte problem të tjera shëndetsore. Në statistika janë vetëm personat që kishin simptoma të “Covid-19” dhe jo të tjerë të cilët kanë problem të tjera. (abcnews)

Leave a Reply