Skuadra shqiptare fillon stërvitjet në grupe, policia i nxjerr nga stadiumi!

Koronavirusi, si shumë shtete të tjera, ka pushtuar edhe vendin tonë fqinjë, Shqipërinë, ku numërohen raste të shumta të prekurish dhe viktimash.

Pikërisht për këtë arsye Qeveria shqiptare me në krye Edi Ramën, ka urdhëruar të gjithë të qëndrojnë në shtëpitë e tyre dhe të shmangin grumbullimet.

Megjithatë këtë rregull nuk e ka zbatuar klubi i Tiranës. Këta të fundit prej bënin stërvitje këto ditë në stadiumin “Selman Stërmasi” sikur asgjë të mos kishte ndodhur.

Ditën e djeshme policia shqiptare kishte vendosur të ndërhyjë dhe t’i largojë ata nga fusha, duke u komunikuar se kjo është e ndaluar rreptësisht në këtë kohë, kur i gjithë vendi po përballet me një situatë shumë të vështirë për shkak të koronavirusit.

Është e ndaluar që të qëndrojnë bashkë një grup prej 2 personash, jo më një skuadër futbolli dhe për këtë arsye tashmë pritet të përballet me sanksione.

Gjithsej të etiketuara

Leave a Reply