Premierliga rifillon me 12 qershor, ndeshjet do të zhvillohen në terren neutral!

Premierliga angleze mund të rifillojë me 12 qershor. Kështu mendojnë 20 klubet, përfaqësuesit e të cilëve sot morrën pjesë në videokonferencën e organizuar nga drejtuesit e Ligës angleze, e që zgjati për plotë 3 orë e gjysmë.

Të gjithë njëzëri kishin përkrahur idenë se sezoni duhet të përfundojë me çdo kusht, mirëpo gjithsesi se do të presin edhe një “PO” nga ana e Qeverisë angleze.

Kësisoj skuadrat me stërvitje normale do të rifillonin me 18 maj, ndërsa me zhvillimin e ndeshjeve me 12 qershor.

Një tjetër moment i rëndësishëm është se ndeshjet do të zhvilloheshin në terrene neutrale. Stadiumet ende nuk janë përzgjedhur edhe zyrtarisht, mirëpo thuhet se “London Stadium”, “Emirates” dhe “Etihad Stadium” do të jenë stadiumet ku do të zhvillohen pjesa më e madhe e ndeshjeve.

Klubet për të premten e ardhshme kanë caktuar edhe një tjetër takim virtuel, atëherë kur Kryeministri, Boris Xhonson do të shpalos masat e reja, teksa afati i izolimit nëpër shtëpi në Britaninë e Madhe përfundon me 7 maj.

Leave a Reply