Bundesliga rikthehet fundjavën e ardhshme, ja orari i plotë

Nga uikendi i ardhshëm do të rikthehet në aksion njëri nga kampionatet më të forta në futbollin europian, Bundesliga, teksa Premierliga, La Liga dhe Serie A ende nuk kanë marrë vendimet përfundimtare.

Ndërkaq, kampionati francez “Ligue 1” e ka shpallur sezonin të përfunduar, me Paris Sen Zhermenin kampionin.

Në kordinim me autoritetet gjermane, DFL vendosi që nga 16 maji të vazhdojë futbolli në Bundesliga dhe Bundesliga 2 nga xhiro ku kishin mbetur, nga xhiro e 26-të. DFL gjithashtu ka njoftuar se të gjitha ndeshjet në këto dy kategori të futbollit do të përfundojnë më 26 dhe 27 qershor.

Java e 26-të në Bundesligë hapet me ndeshjen interesante mes Borusia Dortmundit dhe Shalke 04, skuadra kryesuese e Bajernit të Munihut do të përballet me Union Berlinin si mysafir, Verder Bremeni i Milot Rashicës takohet me Bajer Leverkusenin, derisa Fortuna Dyzeldorfi i Valon Berishës do të përallet me Padebornin e Klaus Gjasulës.

The Bundesliga and Bundesliga 2 season will resume from May 16th. In both leagues, the season will continue with the…

Публикувахте от Bundesliga Official в Четвъртък, 7 май 2020 г.

Leave a Reply