Arabëve nuk po ju bëjnë punë as milionat, Premierliga bllokon shitjen e Njukasëll J.

Blerja me vlerë prej 300 milionë sterlinave të skuadrës angleze së Njukasëll Junajted nga ana e investitorëve nga Arabia Saudite është vënë seriozisht në dyshim, pasi marrëveshja nuk ka kaluar akoma nga kontrollet e Premierligës.

“The Mirror” raporton se Premierliga po heziton që ti jap dritën jeshile blerësve sauditë për shkak se këta të fundit kanë transmetuar ndeshje në mënyrë ilegale duke i kushtuar partnerëve miliarda dollarë humbje.

Drejtuesit aktual të skuadrës angleze kanë rënë dakord për të shitur aksionet te fondi arab që kryesohet nga princi, Mohammed bin Salman.

Ata kanë bërë të ditur se menjëherë sapo të marrin pronësinë e klubit do të nisin një revulucion për ta ngritur Njukasëll Junajtedin në nivelet më të larta, duke e bërë atë në një skuadër të madhe europiane, që për çdo vit do të luante në Ligën e Kampionëve.

Leave a Reply