Alban Taipi, dhurata e ditëlindjes antarësimi në agjencionin SPOCS Sports Consulting

Sulmuesi i ri i Renovës së Xhepçishtit, Alban Taipi sot feston ditëlindjen e 17-të. Sulmuesi korpulent në këtë ditë të veçantë mori një lajm shumë special nga familja, pasi babai i tij si dhuratë për ditëlindje i kumtoi marrëveshjen e arritur me agjencioni për menaxhim të lojtarëve SPOCS Sports Consulting, e njohur më shumë edhe për sjelljen në Europë të yllit egjiptian të Liverpulit, Muhamed Salah.

Bëhet fjalë për një agjencion të njohur në Gjermani që drejtohet nga Sascha Empacher, ish-gazetar i njohur i sportit që ka pasur marrëdhënie të afërta kryesisht me Bayernin e Munihut, ndërsa në tregun e transferimeve me agjencionin e tyre sportiv dhe për konsultim veprojnë në Munih, Londër, Cyrih, Madrid, Beograd, Sofje, Riga, Kairo, Dubai, Akra, Vienë, Kingdao (Kinë) dhe Bruksel.

Antarësimi i Alban Taipit në këtë agjencion  paraqet hap të rëndësishëm për të ardhmen e një prej sulmuesve më premtues në Maqedoninë e Veriut. Taipi me vetëm 16-të vite tashmë numëron disa paraqitje me Renovën në elitën e futbollit të Maqedonisë, ndërsa është lojtar standard i përfaqësueses U17 të vendit. Ditëlindja e 17-të “i solli” një lajm shumë të rëndësishëm, kështu që futbollistit i mbetet vetëm të vazhdojë me punë serioze për të hapëruar drejt transferimit jashta vendit.

Leave a Reply