Rinovoi me FC Strugën, Tairi: I lumtur që do të luaj në vendlindje

FC Struga dhe kapiteni i tyre Flamur Tairi kanë vazhduar bashkëpunimin edhe për dy vite të ardhshme. Mesfushori është shprehur i lumtur që do të vazhdojë të qëndrojë në Strugë dhe ka falenderuar drejtuesin për besimin e dhënë ndaj tij.

“Jam shumë i lumtur që do vazhdoj të luaj në qytetin tim dhe ta udhëheq Strugën në sukseset e reja. Falenderoj pronarët e klubit për besim e treguar ndaj meje”, ka thënë Flamur Tairi.

Tairi te Struga erdhi në vitin 2017-të, ndërsa gjatë karrierës së tij ka luajtur edhe për ekipet si Bylysi, Gostivari, Renova, Teuta, Vllazërimi i Kërçovës, Napredokun, Makedonija Gjorçe Petrovin dhe Karaormanin.

Leave a Reply