Rashica do ti mungojë Verderit, dëmtohet në stërvitje

Ylli kosovar i Verder Bremenit, Milot Rashica ka pësuar një dëmtim në stërvitjen e sotme të skuadrës gjermane.

Lajmin e ka bërë publik vetë klubi nga Bremeni,  ku shihet edhe fotoja e këmbës së lënduar të Rashicës.

“Milot Rashica u desh të ndërprejë stërvitjen e sotme, shkaku i lëndimit në këmbën e majtë”, – shkruajnë në faqen e skuadrës gjermane.

Mbetet të shihet se sa do të pauzojë Rashica, i cili me shumë gjasa po luan sezonin e fundit me fanellën e Verder Bremenit.

Leave a Reply