Fenerbahçe dëshiron ta “rrëmbejë” Omar Imerin me formulën e Elmasit

“Fenerbahçe ka gjetur Elif Elmasin e ri”, ishte titulli në median turke ATV Spor, duke aluduar për talentin e Shkëndijës, Omar Imerin. Sipas të njejtit medium, drejtuesit e Fenerbahçes janë vënë pas talentit shkupjan dhe besojnë se mund të bëjnë të njejtën gjë si me Elif Elmasin, duke paguar vetëm trening kompensimin në konton e Rabotniçkit në vitin 2017, ndërsa më pas transferuan reprezentuesin e vendit te Napoli për shumën e 16 milionë eurove.

Kujtojmë që Fenerbahçe edhe verën e kaluar kishte interesim për Omar Imerin. Gjithsesi, mesfushori shkupjan në këtë sezon ka shënuar 5 gola dhe 2 asiste në 20 paraqitje me Shkëndijën e Tetovës, përderisa sezonin e kaluar e mbylli me 8 gola, 5 asiste në 25 ndeshje. Ai gjithashtu me Kombëtaren U21 të Shqipërisë regjistron 7 ndeshje dhe dy gola.

Leave a Reply