Shkupi transferon portierin Artan Iljazin

Shkupi ka nisur me transferime. Portieri Artan Iljazi është prurja e parë e kësaj merkato te skuadra e Çairit. Palët kanë firmosur kontratë dy vjeçare me opsion vazhdimi edhe për të ardhmen.

“Për mua është nder që sot arritëm të kurorëzojmë më nënshkrim kontarate bisedimet me klubin e Shkupit. Sigurisht se të mbash fanellën e kësaj skuadre parasegjithash është nder dhe kënaqësi, duke parë në historinë e klubit titujt që ka fituar dhe emrat e futbollistëve që kanë dalë nga ky klub me shumë traditë. Sot kam zhvilluar stërvitjen e parë, i falënderoj të gjithë për pritjen, falënderoj kryesinë për besimin, ndërsa do të jem i nderuar që të jem para një armate të tifozërisë siq janë “Shvercerat”, me të cilët uroj të festojmë tituj dhe arritje tjera të mëdha”, ka thënë Iljazi për faqën zyrtare të Shkupit.

Artan Iljazi te FC Shkupi vjen nga Shkëndija e Tetovës, me të cilët regjistron dy paraqitje në kampionat vendor dhe dy paraqitje me ekipin e të rinjëve në UEFA ligën për të rinj.

Leave a Reply