Shqiptari i Metz, Balliu sonte përballë Nejmar

Futbollisti shqiptarë, Ivan Balliu, i cili mbron ngjyrat e skuadrës franceze të Metz, ka folur për takimin e sontshëm që skuadrën e tij e pret ndaj skuadrës së madhe të Paris Sen Zhermen. Balliu i cili së fundmi i tha “PO” kombëtares shqiptare, me të cilën u grumbullua në dy ndeshjet e fundit eliminatore kundër Lihtenshtejnit dhe Maqedonisë (por që nuk luajti), sonte do të ketë një detyrë të vështirë për të ndaluar brazilianin e PSZH-së, Nejmar.

Në një intervistë për gazetën spanjolle “Marca” ai ka folur për duelin që e pret sonte.

Do të luajmë në shtëpi, por nuk do të kemi shumë presion pasi ata janë më të fortë. Duhet të mbrohemi mirë dhe të shfrytzojmë rastet e pakta që do të kemi për shënim.

Neymar? E kam parë në një formë shumë të mirë në këto ndeshje të para në Ligën e parë. Ai luan si gjithmonë, ashtu siç është e zakonshme për të duke shënuar gola, dhënë pasime dhe duke dhuruar spektakël në një nivel të lartë. Nuk ka shumë sekrete si mund të frenosh Neymar pasi po flasim për njërin nga futbollistët më të mirë në botë.

 Më duhet të jem shumë i përqendruar,të mos i jap hapësira,që të mos e kontrolloj topin lehtësisht dhe nëse e bën këtë le ta bëjë sa më larg zonës por patjetër që do të më duhet edhe ndihma e shokëve të skuadrës”, u shpreh Balliu.

Më pas nuk ka munguar as një koment për shqetësimin tjetër që mban emrin e Mbappe.

“Mbappe do të përshtate shumë shpejt në skuadrën e re pasi në krah ka lojtarë shumë të mirë. Shpresoj që ai të mos ketë mbrëmjen më të mirë ndaj nesh dhe le të shënojë në ndeshjet e tjera”, tha Ivan Balliu.

Leave a Reply