Pas trajnerit Imeri, Drita prezanton plotë 5 futbollistë të rinj

Gjatë ditës së djeshme me përgatitjet për stinorin pranvror ka filluar edhe skuadra e Dritës, që garon në Ligën e Dytë – Perëndim, njofton “infOSport.mk”. Te kjo skuadër kanë ndodhur disa ndryshime të mëdha, ndërsa gjithçka kishte nisur nga emërimi i trajnerit të ri.

Ardian Imeri, njeriu që vitin e kaluar kishte ngjitur Dritën e Bogovinës në ligën e dytë – Perëndim, është rikthyer sërish te kjo skuadër, pjesë e së cilës gjatë stinorit pranveror do të jenë edhe futbollistët si Agan Zymberi(Shkëndija U 19), Ramadan Ibraimi(KFPozharani Kosovë), Ardit Demiri (KFRenova), Enis Jonuzi (KF Teteks) dhe Erduan Veliu që vjen nga shkolla e futbollit të kësaj skuadre.

Kujtojmë Drita e Bogovinës stinorin vjeshtorë e mbylli në pozitën e 5-të me 20 pikë, 7 më pak se krsyuesit e Pelisterit.

Leave a Reply