Ndërron jetë ish-futbollisti i Mançester Junajtedit

Skuadra e njohur angleze e Mançester Junajted, ka marrë një lajm të hidhur. Legjenda e këtij klubi, Aleks Dauson, ka ndërruar jetë në moshën 80 vjeçare.

“Djajtë e Kuq” e kanë konfirmuar lajmin të premten se futbollisti që ka veshur fanellën e tyre për katër sezone, ka ndërruar jetë. Aleks Dauson ka shënuar 45 gola për “Djajtë e Kuq” në 80 paraqitje.

Ai ishte me prejardhje nga Skocia, ndërsa ishte i gjeneratës 1940.

Leave a Reply