Shkëndija, FC Shkupi dhe Renova zbulojnë listat, ja futbollistët e federuar për ndeshjet e Liga Europa

Dita e nesërme do të jetë e rëndësishme për 3 ekipet shqiptare Shkëndijën, FC Shkupin dhe Renovën, skuadra këto që do zbresin në fushë për të zhvilluar ndeshjet e raundit të parë eliminatorë të Liga Europa, njofton “infOSport.mk”.

Shkëndija dhe FC Shkupi kanë udhëtuar drejt Azerbjxhanit, për tu përballur me Sumgait, gjegjësisht Neftçi Baku, ndërkohë Renovë tashmë ka arritur në Jerevan të Armenisë, aty ku do të përballet me ekipin e Alashkert.

Ditën e sotme, UEFA ka publikuar edhe listën e futbollistëve të grumbulluar nga klubet shqiptarë.

Kështu, në secilin ekip bien në sy regjistrimet e futbollistëve të rinj që kanë ardhur në këtë periudhë të merkatos. Renova ia ka dalë të regjistrojë të sapo transferuarin, Arbër Shala, FC Shkupi ka arritur të regjistrojë mbrojtësin azer, Elvin Junushada, mirëpo jo edhe sulmuesin rus, Xhamal Dibirgadzhiev, ndërkohë në listën e futbollistëve te Shkëndija, bie në sy grumbullimi i dy futbollistëve të talentuar, 17-vjeçarëve Xhemil Jahiji dhe Behar Feta.

Lista e futbollistëve të Shkëndijës për Liga Eruropa
Portierë: Kostadin Zahov, Bekim Rexhepi;
Mbrojtës: Antonio Paviç, Egzon Bejtullai, Mevlan Murati, Jan Krivak, Arlind Aliti, Zija Merxhani, Mexhit Neziri;
Mesfushorë: Armend Alimi, Enur Totre, Bruno Dita, Xhemil Jahiji;
Sulmues: Besart Ibraimi, Valon Ahmedi, Ensar Luma, Lupçe Doriev, Valmir Nafiu, Omar Imeri, Abu Baker Es Sahal, Behar Feta;

 

Lista e futbollistëve të FC Shkupit për Liga Eruropa
Portierë: Kristijan Naumovski, Artan Iljazi;
Mbrojtës: Darko Glishiç, Ardit Iljazi, Besart Kivanjeva, Filip Gligorov, Elvin Junushada, Lima da Silva Neto;
Mesfushorë: Salim Farsak, Fatjon Jusufi, Besar Iseni, Alvarez Rodrigez, Umar Gudiabi, Sabit Bilali, Ramin Alii;
Sulmues: Lamine Diak, Jakup Berisha, Suhel Muharremi, Ilirid Ademi, Dembo Darboe, Firat Gulu;

 

Lista e futbollistëve të Renovës për Liga Europa
Portierë: Hadis Velii, Valon Neziri;
Mbrojtës: Arbër Shala, Nenad Mishkovski, Saimir Fetai, Bashkim Velija, Armend Aliu, Xhelil Abdulla;
Mesfushorë: Filip Stojçevski, Alush Gavazaj, Burim Sadiki, Argjent Gafuri, Artan Veliu, Altin Sefo, Jasir Selmani;
Sulmues: Remzifaik Selmani, Shefit Shefiti, Emran Ramadani, Alen Jasharovski, Festim Ebibi;

Leave a Reply