Bundesliga, Dortmundi mposhtet keq, Leverkuseni dhe Lajpcigu ndahen me barazim (VIDEO)

Java e dytë në Bundesligën gjermane rezervoi një surprizë shumë të pakëndshme për Borusinë e Dortmundit, që edhe përkundër dominimit që pati gjatë 90-të minutave, në fund u mposht 2:0 në udhëtim te Augsburgu, njofton “infOSport.mk”.

Skuadra e Lusien Favre konsiderohej si favorite absolute në këtë ndeshje, mirëpo gjërat nuk shkuan ashtu siç i kishte menduar edhe vetë strategu i “milionerëve”, me ç’rast në fund duheshe që të pajtohen me disfatën e parë sezonale vetëm pas dy xhirove.

Bajer Leverkuseni si vendas barazoi 1:1 përballë Lajpcigut, ndërsa me po të njëjtin rezultat u mbyll edhe ndeshja Borusia Menhengladbah – Union Berlin.

Fitore minimale për Arminia Bilefilldin, ndërsa Shtutgarti shënoi fitore të thellë 4:1 në udhëtim te Majnci.

Leave a Reply