Gostivari mund Dritën në Bogovinë, Veleshta dhe Korabi ndahen me barazim

Gostivari ka shënuar fitore 3:1 në transfertën ndaj Dritës në Bogovinë, duke mbajtur hapin me Skopjen e vendit të parë, njofton “infOSport.mk”. Që të gjithë golat u shënuan gjatë pjesës së dytë, ndërsa të parët që shënuan ishin vendasit e Dritës, që avansuan me golin e Erjon Nuredinit në minutën e 56-të.

Mirëpo festa e vendasve zgjati shumë pak, pasi dy minuta më vonë Hakan Limani barazoi shifrat në 1:1, ndërsa falë golave të shënuar nga Maliq Beluli (65’) dhe Hristijan Kirovski (82’), Gostivari në fund shënoi fitore komode.

Altin Loga sërish shënoi për Veleshtën, mirëpo skuadra strugane në fund duheshe të pajtohet me barazimin 1:1 përballë Korabit.

Lideri aktual, Skopje falë golit të shënuar nga Mustafa Jusuf në minutën e 21-të mundi minimalisht 1:0 Labunishtën, Vëllazërimi dhe Ohrid Lihnidos në Kërçovë barazuan pa gola, ndërsa Kadino bëri surprizën e javës, duke mundur në Gostivar, Vardarin e Forinës me rezultatin 3:0. Që të tre golat skuadra shkupjane i realizoi gjatë pjesës së parë, duke i dhënë një goditje të madhe skuadrës nga Forina, që para startit të kampionatit llogaritej si një ndër skuadrat që do të luftonte për vendet e para në tabelë.

LDFMV – Perëndim, Java V

Drita 1:3 Gostivari
Veleshta 1:1 Korabi
Skopje 1:0 Labunishta
Vardar Forina 0:3 Kadino
Vëllazërimi 0:0 Ohrid Lihnidos

Leave a Reply