Shpresat e Kosovës zhgënjyen vëllezërit nga Shqipëria

Përfaqësuesja e Kosovës U21 ka zhgënjyer vëllezërit nga Shqipëria, teksa të premtën në “Fadil Vokrri” lejoi që Austria ti mposhtë ata me rezultatin minimal 1:0, njofton “infOSport.mk”.

Kosova U21 zhvilloi një ndeshje të mirë ndaj moshatarëve të Austrisë për eliminatoret e Euro 2021, por megjithatë nuk i’a doli të evitonte dot humbjen.

Fitorja minimale e miqve u vendos nga goli i Marko Grull në minutën e 87-të. Mesfushori i Ried mposhti portierin Florjan Smakiqi të Feronikelit me një goditje potente me të djathtën dhe i dhuroi Austrisë 3 pikë tepër të rëndësishme në kuadër të grupit 3 eliminatorë, aty ku bënë pjesë edhe Shqipëria.

Falë fitores në “Fadil Vokrri” në Prishtinë, Austria tashmë numëron 15 pikë në vendin e dytë, 4 më shumë se Shqipëria e vendit të tretë.

“Kuqezinjtë” e Alban Bushit do të përballen në Prishtinë me Kosovën (13 tetor, ora 19:00) dhe më pas do të udhëtojnë drejt Anglisë për duelin ndaj kombëtares vendase (17 tetor, ora 17:00).

Leave a Reply