Tushel do të diskutojë tensionet Francë-Turqi me lojtarët para ndeshjes sonte

Trajneri i Paris Sen Zhermenm Tomas Tushel tha se do të diskutojë tensionet diplomatike midis Francës dhe Turqisë përpara ndeshjes së tyre në Ligën e Kampionëve kundër Bashakshehir, ndeshje kjo që në program është sonte në Stamboll.

Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan bëri thirrje të hënën që turqit të bojkotojnë mallrat franceze dhe u kërkoi udhëheqësve të Bashkimit Evropian të ndalnin axhendën “anti-Islam” të liderit francez, Emanuel Makron.

“Unë nuk kam folur me lojtarët, por mbase do të flasim për këtë sepse nuk jemi vetëm futbollistë. Thashë jam i trishtuar që nuk mund të jetojmë së bashku në harmoni, kështu që do të flasim për këtë, do ta diskutojmë me lojtarët, por jo shumë sepse duhet të përqendrohemi më shumë tek ndeshja” – është shprehur trajneri i PSZH-së gjatë konferencës për shtyp.

Leave a Reply