Kosovës i shtohet edhe një stadium super modern

Kosova pritet të bëhet shumë shpejt edhe me një stadium modern. Bëhet fjalë për stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas, i cili shfrytëzohet nga kampionët në fuqi të Feronikelit, skuadër kjo që paraprakisht udhëhiqej nga dy strategët shkupjan, Agim Sopi dhe Zekirja Ramadani (me këtë të fundit ishin shpallur kampion).

Klubi nga Drenasi publikoi dje fotografi të pamjeve të fundit nga stadiumi, “Rexhep Rexhepi”, aty ku shihet se janë ndërtuar edhe dy tribuna të reja. Kështu stadiumi i qytetit të Drenasit tashmë do të ketë një kapacitet prej 7 mijë ulësesh dhe i njëjti do të jetë i kategorisë së tretë.

Leave a Reply