Komplikohen gjërat, dy të infektuar me koronavirus te Borusia Menhengladbah!

Dy persona kanë rezultuar të infektuar me koronavirus te skuadra e Borusia Menhengladbah, pas raundit të dytë të testeve, shkruan tabloidi gjerman “Bild”.

Raportohet se njëri nga të infektuarit është futbollist. Personat që janë testuar pozitiv aktualisht ndodhen në izolim shtëpiak, teksa stërvitja me futbollistët tjerë po vazhdon normalisht.

“Ne i përmbahemi marrëveshjes që kemi me Ligën e Futbollit Gjerman (DFL). Nëse çdo gjë shkon mirë, atëherë synojmë që të enjten t’i kthehemi stërvitjeve ekipore dhe atëherë do të tregojmë nëse gjithë lojtarët kanë mundur të stërvitin”, – thuhet në kumtesën e klubit nga Gladbahu, që gjithashtu njoftojnë se pikërisht atëherë do të zbulojnë edhe emrat e dy personave të infektuar.

Leave a Reply