Suad Sahiti: Kosova do të mund Maqedoninë e Veriut

Suad Sahiti është një emër i njohur për futbollin tonë vendor, pasi i njëjti për tre vite të plota (2014-2017) ishte pjesë e Rabotniçkit në LPFMV, shkruan “infOSport.mk”. Ai në një prononcim për “Fan Zone” në SuperSport përveç karrierës së tij dhe gjendjes aktuale të krijuar për shkak pandemisë “Covid 19”, kishte folur edhe për ndeshjen gjysmëfinale të Ligës së Kombeve, midis Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës, ndeshje kjo që do të zhvillohet në Shkup.

“Besoj se do të fitojmë ndaj Maqedonisë, edhe pse është vetëm një ndeshje. Kemi një skuadër më të mirë se Maqedonia, pasi unë kam luajtur disa ndeshje atje, por shpresoj që të arrijmë të shkojmë në Europian” – është shprehur Suad Sahiti, i cili aktualisht është pjesë e skuadrës polake të Visla Plok.

Ai te kjo skuadër erdhi verën e vitit të kaluar, ndërsa kontrata i përfundon në fund të sezonit aktual. Lidhur me të ardhmen e tij, kosovari 25-vjeçar i lindur në Beograd, u shpreh: “Këtu më përfundon kontrata në fund të sezonit dhe klubi më ka ofruar kontratë të re dyvjeçare. Më kanë kontaktuar edhe disa klube të tjera, duke parë që do të jem lojtar i lirë. E rëndësishme është të mbyllim këtë sezon e të kalojë kjo pandemi.”

Leave a Reply