FIFA ka gati propozimin, 5 zëvendësime në një ndeshje!

Futbolli po ndryshon. Fillimisht me mënyrat dhe metodat e stërvitjes, që nuk janë parë kurrë më parë, por me rikthimin e garave duhet të mësohemi edhe me stadiume pa tifozë për shkak të pandemisë “Covid-19”, që tashmë disa javë të tëra pezulloi të gjitha altivitetet sportive në mbarë Globin.

Pas kësaj pandemie, masat e sigurisë dhe higjienës do të jenë ekstreme. FIFA është duke përgatitur një dokument me rekomandime mjekësore, që do të jetë zyrtar javën e ardhshme.

Bëhet fjalë për një seri propozimesh që duhet të ndiqen me rigorozitet nga klubet e futbollit.

Në termat sportivë, nga selia e Cyrihut, mësohet se do të vijë propozimi për të bërë deri pesë zëvendësime në një ndeshje.

Diçka e kuptueshme në një moment krize, me skuadrat që duhet të luajnë me një kalendar të ngjeshur dhe pa formën e duhur fizike.

Në fakt, ndryshimet do të mund të bëhen vetëm në tre momente të lojës. Ishte Federata Angleze që kërkoi mundësinë e prezantimit të modifikimit të rregullit, që është vlerësuar shumë nga FIFA, që të shmangen dëmtimet.

Mirëpo organi më i lartë i futbollit e ka hedhur poshtë idenë e ndeshjeve 45-minutëshe, edhe ky propozim nga futbolli anglez. FIFA mendon se ndeshjet me gjysmën e kohës do ta shtrembëronin futbollin dhe frymën e konkurrencës.

Leave a Reply