Një futbollistë i Kombëtares shqiptare rezulton pozitiv me “Covid 19”

Edhe pse ishte paraparë që i njëjti të grumbullohet për ndeshjet e nëntorit, megjithatë Florian Kamberi do të duhet të presë akoma për të luajtur me fanellën e Kombëtares shqiptare.

Sulmuesi, prej të cilit pritet shumë, nuk do të jetë gati për tu grumbulluar me Kombëtaren “kuqezi” as për ndeshjet e nëntorit, kjo për shkak se i njëjti ka rezultuar pozitiv me Koronavirus.

Pas tamponëve të kryera së fundmi te skuadra zvicerane e Sent Gallenit, është zbuluar se Kamberi ishte pozitiv.

Pas kësaj, lojtari është futur menjëherë në karantinë dhe do të qëndrojë aty deri sa t’i largohet virusi. Mirëpo Kamberi nuk do të jetë mungesa e vetme për trajnerin Reja, i cili në prag të miqësores me Kosovën (11 nëntor), si dhe dy ndeshjeve të Ligës së Kombeve kundër Kazakistanit (15 nëntor) dhe Bjellorusisë (18 nëntor), nuk do të mund të llogarisë edhe në shërbimet e Uzunit (pozitiv me Koronavirus), Roshit, Dermakut dhe Bares (të lënduar), ndërsa në pikëpyetje për shkak të rregullave shtrënguese prej “COVID-19” janë edhe Gjasula dhe Ramadani.

Leave a Reply