Makedonija Gj.P 3 gola ndaj Sileksit midis Kratovës për 3 pikë të reja (VIDEO)

Sileksi ka pësuar një ndër disfatat më të rënda viteve të fundit në Kratovë, teksa u mund 0:3 nga Makedonija Gj.P, njofton “infOSport.mk”. Skuadra e Goran Simov luajti më mirë gjatë pjesës së parë, madje qëlluan edhe shtyllën, mirëpo mungoi goli.

Goli mungoi edhe për mysafirët, të cilët në pjesën e dytë realizuan që të tre golat e këtij takimi.

Dy golat e parë erdhën pas gabimeve të vendasve, të cilët thjesht u dhuruan epërsinë miqve dhe ua bënë më të lehtë rrugëtimin drejt fitores së rradhës.

Braziliani Fernando në minutën e 53-të me të majtën e tij ekzekutoi një goditje dënimi, ndërsa falë reagimit të dobët të portierit Bozhinovski, topi përfundoi në rrjetë.

Nga një gabim tjetër, kësaj rradhe i futbollistëve mbrojtës, në minutën e 77-të përfitoi Kristijan Filipovski, i cili edhe për herë të dytë mposhti portierin Bozhnovski.

Sileksi u rikthye për një çast në lojë, kur Stefan Djuriç me kokë shënoi golin e parë në rrjetën e mysafirëve nga Shkupi, mirëpo i njëjti u anulua, pasi sipas arbitrit anësor, topi kishte kaluar vijën fundore pas harkimit të kapitenit Angelçe Timovski.

Sileksi vazhdoi të kërkoj golin e kthesës deri në fund, teksa mysafirët nga Gjorçe Petrovi përmes një kundërzbritje shënuan edhe golin e tretë, me autorë Khalid Abdul Basit.

Me këtë fitore Makedonija GJ.P vazhdon garën me dy skuadrat e para në tabelë, Shkëndijën dhe FC Shkupin. Pas 11 xhirove skuadra e Zhikica Tasevskit ka grumbulluar 22 pikë, duke u renditur kështu në pozitën e 3-të, ndërkohë Sileksi me 14 pikë renditet në pozitën e 6-të.

Leave a Reply