Lajme të mira nga Turqia lidhur me Skender Gegën

Lajme të mira për gjendjen e Skënder Gegës. Trajneri i Kukësit, i cili fluturoi drejt Turqisë, për një kurë më profesionale, ka pasur një përmirësim të ndjeshëm.

Këtë gjë e ka konfirmuar vetë Gega nëpërmjet një “Story”, në “Ëhats App”, ku shprehet mirënjohës për të gjithë mbështetjen dhe kurajon në këto momente të vështira.

“Nuk gjej fjalë sesa shumë dua t’ju falënderoj të gjithëve për mbështetjen dhe kurajon që më keni dhënë në një moment të vështirë për mua. Mesazhet tuaja më kanë mbushur zemrën. Tani jam drejt përmirësimit dhe shumë shpejt drejt shërimit. Respekt dhe mirënjohje nga unë dhe familja ime. Zoti ju bekoftë”, – shkruan Gega.

Leave a Reply