Shqipëria barazim pa gola ndaj Lituanisë

Shqipëria ka barazuar pa gola në transfertën ndaj Lituanisë, duke mbajtur ende gjallë shpresat për një kualifikim në fazën “play-off” të Ligës “C”, njofton “infOSport.mk”. Edi Reja në këtë përballje u fut me disa ndryshime, teksa që nga minuta e parë në lojë kishte inkuadruar edhe kumanovarin, Taulant Seferin, i cili luajti deri në minutën e 78-të.

Kumanovari pati disa raste ideale për të shënuar golin e avantazhit, mirëpo ishte i pafat, njëjtë sikurse edhe në ndeshjen me Kazakistanin, ndaj së cilës kombëtare, Shqipëria gjihashtu kishte barazuar pa gola tre ditë më parë.

Në anën tjetër, pati edhe një rast kontestues për penallti në të mirë të Shqipërisë, por gjyqtari vendosi të heshte, ashtu siç hështën edhe rrjetat pas plotë 90-të minutave.

Pas këtij barazimi Shqipëria dhe Lituania kryesojnë renditjen në grupin 4 të Ligës “C” me nga 5 pikë, por edhe me nga një ndeshje më shumë se Bjellorusia dhe Kazakistani që do të luajnë me fillim në ora 20:45.

 

Leave a Reply