Çelzi mundi Lidsin e Alioskit dhe morri kreun e tabelës në Premierligë (VIDEO)

Çelzi shënoi fitore 3:1 si vendas kundër Lids Junajtedit të Ezgjan Alioskit, në ndeshjen e vlefshme për javën e 11-të në Premierligë, njofton “infOSport.mk”.

Të dyja skuadrat zhvilluan një ndeshje mjaft të fortë në “Stemford Brixh”, aty ku Çelzi deri tek fitorja erdhi vetëm me përmbysje.

Skuadra e Aliosksit, i cili luajti deri në minutën e 69-të, avansoi vetëm pas 4 minutave lojë, falë golit të shënuar nga Patrik Bamford, ndërsa kthesën e “bluve” të Londrës e paralajmëroi Olivie Zhiru në minutën e 27-të, për ta përmbyllur në pjesën e dytë Kurt Zuma (61’) dhe Kristian Pulishiç (93’).

Me këtë fitore, Çelzi arriti në shifrën e 22 pikëve, duke marrë përkohësisht kreun e tabelës para Totenhamit dhe Liverpullit, që ndeshjet e tyre të javës së 11-të do ti zhvillojnë gjatë ditës së nesërme.

Ndërkohë Lids Junajtedi ndodhet ka mesi i tabelës, në pozitën e 12-të me 14 pikë të tubuara.

Leave a Reply