Caktohen datat dhe oraret e ndeshjeve të 1/8 së finales së Kupës së Italisë

Janë konfirmuar tashmë datat dhe oraret e ndeshjeve të 1/8 së finales së Kupës së Italisë. Gjithçka do të nisë me ndeshjen Milan-Torino, që është paraparë të zhvillohet më 12 janar të vitit 2021, derisa ndeshja e fundit do të jetë ajo në “Olimpiko” midis Lacios dhe Parmas, që do të zhvillohet më 21 janar 2021.

Interi luan në tranefertë ndaj Fiorentinës, në ndeshjen që do zhvillohet më 13 janar duke filluar nga ora 15:00, ndërkohë që Juventusi mat forcat me Xhenoan më 13 janar me fillim në ora 20:45.

Të njëjtën ditë do të luaj edhe Napoli i Elseid Hysajt dhe Elif Elmaz kundër Empolit, Atalanta e Berat Xhimshitit kundër Kaljarit do të luaj me 14 janar 2021, ndërkohë Roma e Marash Kumbullës ndeshjen e saj të 1/8 së finales do ta zhvillojë me 19 janar të vitit të ardhshëm kundër Specia.

Kupa e Italisë – ndeshjet e 1/8 së finales

Milan 12.01.2021 (20:45) Torino
Fiorentina 13.01.2021 (15:00) Inter
Napoli 13.01.2021 (17:45) Empoli
Juventus 13.01.2021 (20:45) Xhenoa
Sasuolo 14.01.2021 (17:30) SPAL
Atalanta 14.01.2021 (21:15) Kaljari
Roma 19.01.2021 (21:15) Specia
Lacio 21.01.2021 (21:15) Parma

Leave a Reply