Dana Uajt për janarin e vitit 2021 paralajmëron 3 super duele në UFC

Presidenti i UFC-së, Dana Uajt ka dhënë një super lajm për gjithë ata që duan sportet luftarake në UFC, duke paralajmëruar se janarin e vitit që po na vjen do të zhvillohen tre super duele në Ishull.

Në mesin e tyre do të jetë edhe rikthimi i Konor Mekgregorit që do të ketë punë me Dastin Poirierin. Ky super duel është paraparë të zhvillohet me datë 23 janar në kuadër të UFC 257.

Uajt kishte bërë këtë plan që një kohë të gjatë dhe tani ka përdorur Instagramin e tij për të konfirmuar evenimentin.

Përballja e irlandezit me Poirierin do të jetë si rimeç, duke pasur parasysh se Konor e kishte nokautuar amerikanin për dy minuta në vitin 2014 në kuadër të UFC 178.

Ish-kampioni i peshave të mesme të lehta do të rikthehet në aksion, pasi ishte pensionuar, pas fitores që kishte arritur ndaj Donald Cerrones për 40 sekonda në muajin janar.

32-vjeçari kishte njoftuar më pas për pensionimin e tij për herën e tretë brenda katër vitesh në MMA.

Dueli i tij me Poirier ishte konfirmuar nga UFC në muajin e kaluar dhe më 23 janar, dyshja do të gjenden përballë njëri-tjetrit.

Mbetet vetëm të shihet se cilat do jenë edhe dy duelet tjera?!

Leave a Reply