Ndodh edhe kjo në Angli, trajnere femër ulet në bankinën e një skuadre të meshkujve!

Një lajm tepër interesant është duke qarkulluar në mediat britanike. Bëhet fjalë për trajneren Ema Hejesin, që aktualisht drejton ekipin e femrave të Çelzit. Ajo mund të futet në histori, duke u bërë trajnerja e parë femër që do të drejtonte një ekip në futbollin e meshkujve në Angli.

Sipas “Express”, skuadra e Uimbëlldon, që militon në Ligën e Tretë, ka shfaqur interes për Emën, e cila pritet të marrë drejtimin e kësaj skuadre pas largimit të trajnerit Glin Hoxhs.

Hejesin po udhëheq me mjaft sukses ekipin e femrave të Çelzit, me të cilën skuadër nuk njeh disfatë në 33 ndeshje, derisa edicionin e kaluar u shpallën kampion pa asnjë humbje.

Emërimi i saj si trajnerë në një skuadër meshkujsh, do të ishte një moment historik në botën e futbollit, që do t’i jepte fund kësaj tabuje.

Leave a Reply