Ibrahimoviç shënon sërish për Milanin, arrinë shifrën e 500 golave në karrierë

Zlatan Ibrahimoviç ka shënuar golin e vetëm gjatë 45 minutave të para për Milanin në ndeshjen kundër Krotones, ndeshje kjo që në këto momente po zhvillohet në stadiumin “San Siro”, njofton “infOSport.mk”.

Për Ibrahimoviç, ishte ky goli numër 13-të sezonal dhe gjithsej i 500-ti në karrierë. Ndryshe goli i sotëm ishte i 82-ti për suedezin me fanellën e Milanit, 66 gola të tjerë ka shënuar me Interin, 156 me Paris Sen Zhermenin, 53 me Los Anxheles Galaksin, 48 me Ajaksin, 29 me Mançester Junajtedin, 26 me Juventusin dhe 22 me Barcelonën.

 

Leave a Reply