Atl.Madridi rrëshqet, mirëpo vazhdon të jetë komod në krye të renditjes në La Liga (VIDEO)

Atletiko Madridi nuk ka shkuar më shumë se një barazim 2:2 në ndeshjen e fundit të javës së 22-të në La Liga kundër Selta Vigos, njofton “infOSport.mk”.

Skuadra e Diego Simeones edhe pse kishte epërsi deri në momentet e fundit përballë skuadrës nga Ballaidos, në fund duheshe të kënaqet vetëm me një pikë, që e sheh këtë skuadër sërish komode në pozitën e parë me 51 pikë, 8 më shumë se dy ndjekësit më të afërt, Barcelona dhe Real Madridi, që kanë edhe nga një ndeshje më shumë se “jorganxhinjët”.

Luis Suarez shënonte dy herë për Atletikon, edhe atë nga një gol në secilën pjesë, ndërsa në anën tjetër Selta Vigo shënoi me dy futbollistë të ndryshëm.

Ishte Santi Mina, ai i cili në minutën e 13-të kaloi në epërsi mysafirët në këtë përballje, derisa për barazimin e 8-të sezonal te Selta Vigos, u përkujdes Fakundo Fereyra, me golin e realizuar në minutën e 89-të.

Për uruguaianin ishte kjo ndeshja e parë me fanellën e Selta Vigos, pasi ky i fundit iu bashkua nga rradhët e Benfikës. (infOSport.mk)

Leave a Reply