Hasan Ozer debuton me fitore, Cvetanoski me gol (VIDEO)

Strategu turk, Hasan Ozer ka debutuar me fitore në bankinën e FC Shkupit, skuadër kjo që në ndeshjen e parë të stinorit pranveror, mundi Borecin minimalisht 1:0 në transfertën në Veles, njofton “infOSport.mk”.

Autorë i golit të vetëm për ekipin “bardhekaltër” nga Çairi, ishte Matej Cvetanoski, futbollisti i ardhur nga rradhët e Vardarit, për të cilin ishte ky goli debutues në një ndeshje zyrtare me fanellën e FC Shkupit.

Ndryshe goli “bardhekaltër” midis Velesit të kuq erdhi në minutën e 79-të, pas një aksioni të gjatë me pasime të sakta dhe me Sabit Bilalin, i cili mjaft mirë harkoi në zonën kundërshtare për Rexhinaldon, i cili ishte i pafat, pasi nga afërsia qëlloi shtyllën, derisa topi i devijuar arriti deri te këmbët e Cvetanoskit, i cili nga afërsia nuk e kishte të vështirë të shënonte në rrjetën e Gjeorgievskit.

Vlen të theksohet se trajneri Hasan Ozer, në këtë ndeshje titullarë kishte inkuadruar 3 nga blerjet e fundit, edhe atë Rexhinaldo, Cvetanoski dhe Senghor, ndërsa në të dytën kishte inkuadruar edhe Mamaduba Bangura si dhe Ali Adem, dy futbollistë me mjaft perspektivë, të cilët pritet që në ndeshjet në vijim të kenë edhe minutat e tyre në disponim.

Vlen të theksohet se sulmuesi nga Mozambiku, Rexhinaldo, në  takimin e sotëm në Veles ishte i pafat, pasi në dy raste, në dy pjesë të ndryshme kishte qëlluar shtyllën e vendasve, që do ta kenë shumë të vështirë në vijim të kampionatit, ku do të duhet të luftojnë për mbijetesë.

Në anën tjetër FC Shkupi me këtë fitore arriti në kuotëne 46 pikëve, duke u renditur në pozitën e dytë me 6 pikë më pak se Shkëndija e Ernest Gjokës, me të cilën deri në fund do të luftojnë për titullin e kampionit. (infOSport.mk)

Leave a Reply