Barcelona dëshmoi se beson dhe mundet, por në fund PSZh-ja kaloi më tej (VIDEO)

Barcelona nuk ka mundur të përsëris ndeshjen historike nga sezoni 2016/2017 përballë Paris Sen Zhermenit, kur në ndeshjen e kthimit kishte shënuar atë fitore të papërsëritshme, 6:1. Sonte “katalunasit” nuk shkuan më shumë se një barazim 1:1 në “Parkun e Princërve” në ndeshjen e kthimit të 1/8 së finales, edhe pse në një moment dëshmuan se besojnë dhe se mund të bëjnë edhe një mrrekulli tjetër.

Këtë për një moment e besuan me Messin lider, i cili fillimisht me një predhë të vërtetë nga distanca barazoi shifrat në 1:1, ndërsa në minutat shtesë të pjesës së parë i njëjti nuk arriti të shënojë nga pika e bardhë.

Ndryshe Paris Sen Zhermen, pikërisht nga pika e bardhë kishte avansuar, falë golit të Kylian Mbape në minutën e  31-të, mirëpo kjo ishte e tëra që bënë parisienët, të cilët me lojën e sotme nuk është se e meritoi kualifikimin.

Sonte Barcelonës thjeshtë i mungoi njeriu gol, pas gjithë atyre rasteve të humbura, në veçanti të Kylian Mbappe. (infOSport.mk)

Leave a Reply